Flash

Rikthehet në normalitet transporti publik, një ditë pas reduktimit të flotës

Lapsi.al 16 April 2026
Rikthehet në normalitet transporti publik, një ditë pas

Nga kjo e enjte, transporti publik do të rikthehet në normalitet vetëm një ditë pas reduktimit të tij në 40%.

Në një takim të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u ra dakord që shërbimi të kthehet në funksion të plotë dhe të ketë subvencion për karburantin për litër, ndërsa vlera e tij do të diskutohet më tej

Nga sot, transporti publik do të vijojë me kapacitet të plotë, pasi operatorët kanë shprehur gatishmëri për të ofruar shërbimin normalisht pas situatës së krijuar ditët e fundit.

Gjithashtu, është planifikuar një tjetër takim javën e ardhshme për të diskutuar kërkesa të tjera ekonomike, përfshirë TVSH-në, akcizën dhe kategoritë që përfitojnë udhëtim falas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI