Flash

“Pse jeni kaq fëlliqësira”/ Korreshi nxjerr ilaçet që mungojnë në spitalin e Lushnjes

Lapsi.al 16 April 2026
“Pse jeni kaq fëlliqësira”/ Korreshi nxjerr ilaçet

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas akuzave të tij lidhur me mungesën e infrastrukturës, medikamenteve në spitalin e Lushnjes.

Në reagimin e tij në Facebook, Korreshi ka renditur një sërë medikamentesh që mungojnë në spital. Gjithashtu ai thekson se një pjesë të ilaçeve pacientët detyrohen që t’i blejnë sepse spitali nuk ua mundëson.

REAGIMI I PLOTË;

Ministria e Shendetesise paska reaguar!

O Zot!!

Po si mund te jeni kaq fellqësira.

Mungojne keto medikamente :

Paracetamoli intravenoz ( temperature e larte , dhimbje) . ( ndjehet me shume mungesa te urgjenca e te rriturve edhe pediatrise )

omeprazoli intravenoz ( dhimbje stomaku)

Tramadol ampule (dhimbje)

Diklofenak ampule ( dhimbje )

Buskopan ampule ( per dhimbje barku)

Prometazine ampule ( per alergji )

Amiodarone ampule ( per rrahje te larta zemre )

Vigonat ( mungojne disa here gjate vitit , shumicen e kohes ne pediatri )

Serumet ringer ( mungojne shumicen e kohes ne repartin e maternitetit dhe urgjences te te rriturve)

Antibiotiku levofloksacine intravenoze (mungon shumicen e kohes ne repartin e kirurgjise, infektiv )

Antibiotiku amikacine ( mungon shumicen e kohes ne repartin e pediatrise)

⁠Antibiotiku ceftriakson intravenoz , mungon aktualisht ne pediatri .Femijet e shtruar qe e kane terapi ne mjekim duhet ta blejne sepse spitali nuk ja mundeson sepse shpesh here i del mungese edhe i detyrojne mjeket te bejne terapi me antibiotike te tjere kur realisht i duhet ky lloj. Mungon edhe ne pavionin e infektivit ku eshte i domosdoshem per trajtimin e shume diagnozave te ndryshme.

Per te tjerat neser ne Spital takohemi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI