Flash

Plagosja e trefishtë në Bulqizë, AMP pezullon dy policë për shpërdorim detyre

Lapsi.al 16 April 2026
Plagosja e trefishtë në Bulqizë, AMP pezullon dy policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy efektivëve të policisë, të dyshuar për ‘shpërdorim detyre’.

Bëhet fjalë për dy inspektorë me inicialet D. S., njëri me detyrë në Trupën e Shërbimit të Trafikut Urban dhe Interurban, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, dhe tjetri në Trupën e Shërbimit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë, po në varësi të DVP Dibër.

Me vendim të organit të akuzës janë caktuar ndaj tyre masat e sigurimit ‘pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

Hetimi lidhet me një ngjarje të ndodhur më 10 mars 2026 në qytetin e Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre shtetas. Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve, dy punonjësit e policisë dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrimet funksionale në zbatim të ligjit ‘Për Policinë e Shtetit’, çka ka sjellë pasoja të rënda.

Veprimet hetimore vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar çdo person tjetër të mundshëm të përfshirë në këtë çështje.

Ngjarja për të cilën akuzohen efektivët e policisë ndodhi në një lokal. Aty ndodhi sherr me thika mes dy grupeve ku mbetën të plagosur 3 persona. /LAPSI.al

Të këshilluara

PAMJET/ Rama takon Melonin, protesta në Romë

Kreu i partisë italiane “+Europa” në opozitë, Riccardo Maggi, së bashku me mbështetësit e tij kanë zhvilluar një protestë gjatë vizitës së kryeministrit shqipta...

20:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI