Flash

PAMJET/ Rama e bën sërish, gjunjëzohet para Melonit

Lapsi.al 16 April 2026
PAMJET/ Rama e bën sërish, gjunjëzohet para Melonit

Edi Rama u përpoq sërish të binte në sy” duke u gjunjëzuar përsëri para Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. 

Para takimit në “Palazzo Chigi” kur po zhvillohej ceremonia zyrtare, Rama përshëndeti politikanen italiane duke u gjunjëzuar dhe më pas vijoi ecjen duke e përshëndetur përzemërsisht.

Gjesti ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave greke. “Protothema” shkruan se është karakteristike, që siç shihet edhe pamje, Rama ka veshur një xhaketë që ndoshta është pak si shumë e madhe për të. Përveç përqafimit të ngrohtë që kanë të dy, karakteristikë është edhe diferenca në gjatësi që i ndan.

Në maj të vitit 2025, Edi Rama e kishte pritur Giorgia Melonin në gjunjë në Samitin në Tiranë. Meloni po ecte në tapetin e kuq kur kryeministri shqiptar hoqi çadrën dhe u gjunjëzua para saj.

Duke iu drejtuar gazetarëve, kryeministrja italiane, me një dozë humori, tha: "Ai e bën vetëm për të qenë në nivelin tim".

Ndërsa më 15 janar 2025, Rama i dhuroi homologes së tij italiane një shall për ditëlindje, duke u gjunjëzuar për ta dorëzuar dhe duke kënduar “tanti auguri” (gëzuar ditëlindjen) kur të dy udhëheqësit merrnin pjesë në Samitin Botëror të Energjisë për të Ardhmen në Abu Dhabi.

Shalli ishte vepër e një stilisti italian që ishte zhvendosur në Shqipëri, i shpjegoi Rama Melonit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PAMJET/ Rama takon Melonin, protesta në Romë

Kreu i partisë italiane “+Europa” në opozitë, Riccardo Maggi, së bashku me mbështetësit e tij kanë zhvilluar një protestë gjatë vizitës së kryeministrit shqipta...

20:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI