Flash

Njoftimi i shkurtër i Melonit për takimin me Ramën

Lapsi.al 16 April 2026
Njoftimi i shkurtër i Melonit për takimin me Ramën

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte në Romë nga homologja italiane Giorgia Meloni, në një takim zyrtar në “Palazzo Chigi”.

Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi vjen pesë muaj pas samitit ndërqeveritar të zhvilluar në Romë dhe ka shërbyer për të bërë një bilanc të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë bisedës, dy liderët janë ndalur te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te lidhjet infrastrukturore, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit.

Njoftimi i Pallatit Chigi

"Presidentja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, priti sot në ‘Palazzo Chigi’ Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të Romës, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të forcimit të partneritetit mes dy vendeve në sektorët me interes të përbashkët, me fokus të veçantë te ndërlidhja, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit".

Të këshilluara

PAMJET/ Rama takon Melonin, protesta në Romë

Kreu i partisë italiane “+Europa” në opozitë, Riccardo Maggi, së bashku me mbështetësit e tij kanë zhvilluar një protestë gjatë vizitës së kryeministrit shqipta...

20:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI