Flash

Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje

Lapsi.al 16 April 2026
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari shqiptar i dënuar me 18

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar thotë se bëhet fjalë për shtetasin Nasi Hodo 29 vjeç, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”.

I riu nga Saranda është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 18 vite burg për veprat penale “vrasja me dashje” në bashkëpunim, “vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “plagosja e lehtë me dashje”.

Nga hetimet rezulton se në korrik të vitit 2017 Hodo në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka vrarë me thikë një person dhe plagosur një tjetër gjatë një konflikti në fshatin Borsh. Ai akuzohet gjithashtu edhe për plagosjen e një shtetasi tjetër. Nasi Hodo do të ekstradohet në Shqipëri me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

Njoftimi i policisë:

FAST Albania kontribuon nëpërmjet rrjetit ENFAST, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacionit policor, finalizohet nga Policia belge operacioni i koduar “Ndërveprimi”.

Kapet në Belgjikë një 29-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Vlorës për vrasje, kryer në bashkëpunim, dhe plagosje.

Shërbimet e FAST Albania, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas i dënuar për krime kundër personit fshihej në Belgjikë.

Informacioni është shkëmbyer në kohë reale me partnerët belgë, nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe, si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”, u mundësua lokalizimi, kapja në Belgjikë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit:

Nasi Hodo, 29 vjeç, i lindur në Sarandë.

29-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2019, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në muajin korrik 2017, shtetasi Nasi Hodo, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin P. B., si dhe ka plagosur rëndë shtetasin E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh, Sarandë.

Gjithashtu, 29-vjeçari është autor i plagosjes së shtetasit D. K.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve belgë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Nasi Hodo në Shqipëri, me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 16 prill 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me ...

08:58

Parashikimi i motit për diten e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat her...

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI