Flash

Arrestohet aktori i “The Hunger Games”

Lapsi.al 16 April 2026
Arrestohet aktori i “The Hunger Games”

Aktori Ethan Jamieson, i njohur për rolin e tij  në filmin e vitit 2012 “The Hunger Games”, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar tre persona me armë zjarri.

Sipas raportimit të TMZ, 27-vjeçari u ndalua nga policia në Raleigh, Karolina e Veriut, pasi dyshohet se ka përdorur një pistoletë gjysmë-automatike 9 mm gjatë incidentit. Emrat e viktimave nuk janë bërë publikë dhe në dokumente identifikohen vetëm me inicialet E.F., J.M. dhe K.W.

Sipas raportit të arrestimit, kjo nuk është hera e parë që Jamieson përballet me ligjin. Në mars të vitit 2025, ai ishte arrestuar për “rezistencë ndaj një zyrtari publik” në të njëjtin qytet, ndërsa më 26 mars ishte dënuar për këtë vepër.

Jamieson e nisi karrierën e tij në ekran me një rol episodik në serialin “One Tree Hill” në vitin 2009. Më pas ai u shfaq në filmin “The Rusty Bucket Kids: Lincoln, Journey to 16” (2010), ndërsa roli i tij i fundit ishte në një episod të serialit “Justified” në vitin 2013.

Në një intervistë të mëhershme, aktori kishte folur për përvojën e tij në “The Hunger Games”, ku luanin edhe emra të njohur si Jennifer Lawrence, Liam Hemsworth dhe Josh Hutcherson.

Ai kishte treguar se në sheshxhirim mbizotëronte një atmosferë argëtuese dhe aktorët shpesh bënin shaka me njëri-tjetrin.

Megjithatë, Jamieson kishte pranuar se nuk synonte një karrierë afatgjatë në aktrim, duke theksuar se dëshironte të jetonte një jetë “normale” jashtë vëmendjes së publikut.

Hetimet për ngjarjen janë në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI