Flash

Tonelata kokainë drejt Europës, mes të arrestuarve edhe vëllai i "Mir" Pepës

Lapsi.al 15 April 2026
Tonelata kokainë drejt Europës, mes të arrestuarve edhe

Janë zbardhur emrat e tre të arrestuarve gjatë aksionit të SPAK në goditjen grupit të strukturuar kriminal i cili drejtohej nga i shumëkërkuari Jetmir Pepa (Marashi).

Nga 11 masa sigurie të dhëna nga GJKKO janë ekzekutuar vetëm tre dhe në pranga kanë rënë ditën e sotme, 15 prill, shtetasit Lulzim Pepa, Florian Marku dhe Anton Kola.

Lulzim Pepa është i vëllai i Jetmir Pepës, i cili akuzohet si kreu i grupit kriminal.

Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.

Lexo më tej: SPAK godet grupin ndërkombëtar të drogës, sekuestron 12 milionë euro pasuri (Detajet) 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI