Flash

Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams?

Lapsi.al 15 April 2026
Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams?

Spektakli i dhënies së pasaportës shqiptare, ish-kryepolicit të New edhe ish kryetarit të Bashkisë së New York-ut që sipas shtypit ndërkombëtar është i akuzuar për korrupsion edhe ngacmim seksual, u bë në Samitin e Diasporës shqiptare .

U bë aty ku duhet të ishin mbledhur njerëzit që tashmë dërgojnë miliarda lekë çdo vit në Shqipëri , njerëzit që përballen me nacionalizmin dhe pasigurinë ekonomike në vendet perëndimore, edhe që me shumë mund e forcë përballojnë çdo ditë punën e vështirë emocionale të mbajtjes së dy identiteteve njëkohësisht.

Eric Adams nuk e kishte vendin kurrësesi mund të ishte pjesë e Samitit të Diasporës Shqiptare .

Shqiptarin e natyralizuar me urdhër të peshkut, Rama mund ta celebronte fare mirë në asamblenë e Partisë Socialiste. Aty ku pjesa më e madhe ekzistojnë për të marrë e jo për të dhënë, ku të gjithë justifikohen e fshihen pas prezumimit të pafajësisë. Aty ku përgjegjësia morale edhe politike nuk kanë më asnjë vlerë. Aty ku porta hapet vetëm nga Kryetari. Aty askush nuk do të pyeste nga mbiu ky! Vetëm aty pjesëmarrësit nuk do të shqetësoheshin se Adams është i akuzuar.

E pra vetëm aty ai do të ndihej në habitatin e tij .

Të këshilluara

Edhe korrupsion, edhe rritje ekonomike!

Kryeministri bëri një pyetje retorike: “A mund të kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike në të njëjtën kohë?” Megjithëse kryeministri e shtroi këtë pyetje j...

18:42

Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja

Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patr...

12:30

Llogaritë e gabuara me Porto Romanon

Qeveria pretendon se po ndërton një superport në Porto Romano që do të përpunojë deri 2 milion TEU (kontenier). Sipas Dhomës Amerikane të Tregëtisë SHBA-Shqi...

13:41

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të ma...

12:25

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë. Marrëzia...

14:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI