Flash

Dyshohet se ra në kontakt me rrymën, 46-vjeçari humb jetën gjatë peshkimit

Lapsi.al 15 April 2026
Dyshohet se ra në kontakt me rrymën, 46-vjeçari humb jetën

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasditën e kësaj të mërkure në Lezhë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një person ka qenë duke peshkuar pranë urës së “Prekanit” në Shënkollë dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si shtetasi Sazan Sula.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI