Flash

Deliri i Trump/ Publikon foto me AI në krah të Jezu Krishtit

Lapsi.al 15 April 2026
Deliri i Trump/ Publikon foto me AI në krah të Jezu Krishtit

Donald Trump postoi këtë të mërkurë një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale që tregonte Jezusin duke e përqafuar. Fotoja vjen dy ditë pasi presidenti amerikan fshiu një tjetër postim ku ai krahasonte veten me Jezusin, duke shkaktuar kritika të ashpra.

Imazhi, i postuar në llogarinë e Trump në Truth Social, e tregon atë me sytë e mbyllur, duke përkulur kokën drejt Jezusit. Trump qëndron pas një mikrofoni me një flamur amerikan pas tij.

Ripostimi i Trump shoqërohet me mbishkrimin: "Të çmendurve të së majtës radikale mund të mos u pëlqejë kjo, por unë mendoj se është vërtet interesante!!!"

Trump ka kritikuar dhe sulmuar verbalisht Papa Leon ditët e fundit, i cili është bërë një kritik i ashpër i sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Në sulmin e tij të fundit mbrëmë ndaj kreut të Kishës Katolike dhe Papës së parë amerikan, Donald Trump shkroi në Twitter se "dikush duhet ta informojë Papa Leonin" për vrasjet e protestuesve nga Irani dhe se "që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme".

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, duke folur në Universitetin e Xhorxhias, tha se Papa gaboi kur tha se dishepujt e Krishtit "nuk janë kurrë në anën e atyre që dikur vringëllonin shpatat dhe sot hedhin bomba" dhe se "është shumë, shumë e rëndësishme që Papa të jetë i kujdesshëm kur flet për çështje teologjike".

Duke iu përgjigjur sulmeve të mëparshme të Trump, Leoni tha se "nuk ka frikë" nga administrata Trump dhe do të vazhdojë të flasë hapur. Në një fjalim të fuqishëm të hënën në Algjer, ai denoncoi fuqitë globale "neokoloniale", të cilat sipas tij po shkelnin ligjin ndërkombëtar, pa përmendur vende specifike.

Votuesit e krishterë përbëjnë një pjesë thelbësore të bazës politike të Trump. Ai nuk shkon rregullisht në kishë, por fitoi shumicën e madhe të votuesve të krishterë në zgjedhjet e vitit 2024, përfshirë edhe katolikët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI