Flash

"U dogj si kasolle kashte"/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

Lapsi.al 14 April 2026
"U dogj si kasolle kashte"/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin në Tiranë, duke ngritur akuza të forta për cilësinë e ndërtimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se pallati “u dogj si kasolle kashte”, duke pretenduar se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi.

Ai akuzon gjithashtu se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama.

"Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena.

Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti" - shkruan Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fundi i iluzionit të përjetësisë

Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë dhe Europën në tërësi, sikundër fundin e një qeverisjeje që me krenari vetëde...

21:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI