Flash

"Ti Taulant je jashtë realitetit"/ Fjala e Evës që i hoqi fasadën Samitit të Diaporës

Lapsi.al 14 April 2026
"Ti Taulant je jashtë realitetit"/ Fjala e Evës që i

Pavarësisht shpenzimeve, propagandës dhe fasadës që po i jepet Samitit të Diasporës, këtë të martë ndodhi diçka që doli jashtë skenarit. Në një prej paneleve ku po flitej për “demokracinë përfaqësuese në hapësirën shqiptare nga vota te përfaqësimi institucional” dhe ku merrte pjesë edhe Taulant Balla, një prej të ftuarve nuk e duroi më që të përdorej vetëm për fasadë.

Eva Baçi, një juriste e cila jeton në Bolonjë prej 25 vitesh, u shpreh se pavarësisht dëshirës së emigrantëve për tu kthyer në vendlindje, mungojnë hapësirat reale për përfshirje. Ajo iu drejtua socialistit Taulant Balla duke i thënë se “je i pari që je shumë larg realitetit”.

“Unë jam Eva Baçi. Vij nga Bolonja. Kam ikur që studente, pastaj mbarova dhe ngela atje. Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në Samite sepse presim gjithmonë një dritare te hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën.

Skenari është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narrativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora. Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrave, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë, por ne aktorët kryesorë nuk kemi të drejtën e fjalës. Kjo është një gjë.

Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Si unë, edhe shumë të tjerë këtu që vijmë nga Bolonja, kemi kërkuar shumë herë kontakte, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për vendin tim dhe jam në vendin tim, sepse kam investuar unë për përgatitjen time, jo Shqipëria. Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra.

Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Ju jeni larg realitetit, flas për politikanët. Ju nuk jeni afër me ne. Ne duam të kthehemi në vendin tonë. Këto panele e ndara nuk janë mirë. Të gjithë ne, aktorët kryesorë duhet të flasim, të sjellim problemet, jo të vijmë këtu dhe të dëgjojmë politikanët. Ju nuk e keni idenë çfarë do të thotë sakrifica. Çfarë do të thotë të mbarosh shkollën andej, kur punonim 14 orë dhe natën shkonim në biblioteka për të lexuar pa asnjë përkrahje dhe ndihmë.

Hapni dyert sepse Shqipërisë nuk i mungon truri. Zoti Taulant Balla, je i pari që je shumë larg realitetit. Votën mund ta kalosh edhe 4 vite të tjera, por në histori duhet të lesh një emër”, - tha ajo. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI