Flash

PAMJET/ Si u bllokua zjarrfikësja pranë pallatit që shpërtheu në flakë

Lapsi.al 14 April 2026
PAMJET/ Si u bllokua zjarrfikësja pranë pallatit që

Një nga vështirësitë më të mëdha në përballjen me zjarrin masiv që përfshiu një pallat 12-katësh pasditen së martës në Tiranë ishte mungesa e hapësirave për mjetet zjarrfikëse.

Siç duket edhe në pamjet e publikuara nga deputetja demokrate Ina Zhupa njëra prej zjarrfikëseve është bllokuar në një rrugicë të ngushtë në përpjekje për t’iu afruar vatrës së zjarrit. “Në Tiranën e ndërtuar për faqe të zezë, këto ndodhin...” – shkruan Zhupa.

Zjarri u vu në kontroll vetëm pas 3 orësh teksa 11 persona përfunduan në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë ndërsa sipas kreut të zjarrfikësve të Tiranës ai nisi në një nga bizneset e katit të parë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të materialit të fasadës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fundi i iluzionit të përjetësisë

Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë dhe Europën në tërësi, sikundër fundin e një qeverisjeje që me krenari vetëde...

21:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI