Flash

Pamje horror te kompleksi i “Arlis”, helikopterët hedhin ujë por flakët nuk shuhen

Lapsi.al 14 April 2026
Pamje horror te kompleksi i “Arlis”, helikopterët hedhin

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë,  te Farmacia nr.10, përballë spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, në kompleksin 'Arlis'.

Lapsi.al ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku duket se flakët kanë përfshirë thuajse gjithë godinën.

Në zonë është shkaktuar një kaos i vërtetë, me qytetarë që vrapojnë për t'u larguar sa më parë nga flakët. Policia, forcat Zjarrëfikëse, reparti RENEA dhe një helikopter kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Helikopteri ka mbërritur atje nga baza ushtarake e Farkës, ndërkohë që me dhjetëra banorë janë evakuar.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/vcompress_212.mp4"][/video]

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por ajo që bëhet e ditur se 2 banorë dhe 2 pjesëtarë të forcave zjarrëfikëse janë asfiksuar.

[video width="756" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/vcompress_211.mp4"][/video]

Burime për Lapsi.al bëjnë të ditur se repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri, për çdo situatë që mund të krijohet. 2 qytetare dhe 2 zjarrfikes jane paraqitur ne urgjencen e QSUT nga zjarri me shenja te asfiksise. ©LAPSI.AL 

(Momenti kur zjarrfikësit nxjerrin një grua të asfiksuar nga banesa)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI