Flash

Pacolli: Vajza më tha të heq dorë nga Shqipëria, gjykatat shqiptare do bëhen film

Lapsi.al 14 April 2026
Pacolli: Vajza më tha të heq dorë nga Shqipëria, gjykatat

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka rrëfyer përjetimin e tij personal në konfliktin që lidhet me Aeroportin e Vlorës, duke e zhvendosur fokusin nga përplasja ekonomike dhe institucionale, tek ajo familjare, me akuza të drejtpërdrejta ndaj sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në intervistën në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Pacolli rrëfeu një episod personal me vajzën e tij, që sipas tij ilustron më qartë se raportet financiare se ku ka arritur situata:

“Mbrëmë u ktheva në Zvicër dhe më priti fëmija im. Ajo tani ka fillu me i lexu lajmet, portalet. Më tha: Nesër çfarë do të bësh? Duhet të udhëtoj për në Shqipëri, i thashë. Më tha: Të lutem, a mundesh krejt me jua falë atë çka ke bërë deri tash në Shqipëri? Vetëm rri me neve. Të lutem, falja.’ Harroji krejt, falja! Kur ta thotë fëmija atë duhet të jetë diçka shumë e madhe. Do të thotë që ajo ka lexuar aq tepër nga lajmet e rreme… nga kërcënimet që më janë bërë dhe ajo më tha ke vlerë më tepër se ato para. Natën nuk kam fjetë dhe të nesërmen ika, nuk i lajmërova fëmijët e mi. Kjo është shumë e rëndë” tha Pacolli.

Por nga ky moment personal, Pacolli kalon drejt akuzës së drejtpërdrejtë ndaj institucioneve gjyqësore në Shqipëri që ia kanë marrë investimin dhe nuk i lejojnë punonjësit e tij të afrohen në kantierin e aeroportit të Vlorës.

“Fëmijët e mi e dinë se është pjesë e sofrës, është pjesë e tavolinave, është pjesë e kolltuqeve tona ku flitet për Shqipërinë dhe dashurinë që kemi. Por me u trajtu në këtë mënyrë… jo nga një njeri i thjeshtë, por nga gjyqësia e Shqipërisë, nga organi që e definon të drejtën, është një punë e rëndë... dhe fëmijët e mi kanë filluar me studiu dhe e dinë se drejtësia duhet ta gjykojë të drejtën" u shpreh Pacolli.

Rrëfimin e tij, Pacolli e mbylli me një paralajmërim për gjykatësit që me vendimet e ndërmjetme praktikisht e kanë shpronësuar kompaninë zviceriane MABCO nga aeroporti.

“Vajza ime merret me art dhe film. Dhe unë po frikohem që fëmijët e mi do të bëjnë një film që do të jetë një bestseller për historikun e kësaj situate këtu në Shqipëri që mua më ka ndodhur” u shpreh presidenti i MABCO, që për momentin tha se ka investuar 90 milion euro në aeroportin e Vlorës, por i gjithë investimi kontrollohet nga kompania tjetër në konflikt me të që ka vetëm 2% të investimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI