Flash

"Nisi në një biznes në katin e parë"/ Flet kreu i zjarrfikëses: Fasada përhapi flakët

Lapsi.al 14 April 2026
"Nisi në një biznes në katin e parë"/ Flet kreu i

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikësve të Tiranës dha një deklaratë për mediat, ku tregoi shkakun e nisjes së zjarrit në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Ai u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve.

“Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. Janë tre autoshkalla. Dy në aktivitet, një në pjesën veriore. Kemi futur të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar shuarjen e zjarrit.

Nga volumi i zjarrit që shohim, zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit.

Ne u përqendruam në të dyja skajet e vatrave të zjarrit. Kemi përqendruar forca edhe në tarracë. Deri më tani nuk kemi informacion për pasoja fatale, gjë që është shumë e rëndësishme. Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit”, - tha Goxhaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fundi i iluzionit të përjetësisë

Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë dhe Europën në tërësi, sikundër fundin e një qeverisjeje që me krenari vetëde...

21:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI