Flash

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në 2025

Lapsi.al 14 April 2026
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3

Mungesa e punonjësve ka shtuar presionet në tregun e punës sidomos pas pandemisë duke nxitur rritjen e pagave si në sektorin shtetëror dhe në atë privat.

Kjo rritje vlen edhe për pagën mediane, e cila arriti në 66,545 lekë bruto në muaj dhe 54,341 neto.  Kjo do të thotë se 50% e shqiptarëve të punësuar fitojnë më pak se kjo vlerë dhe 50% e tjerë fitojnë më shumë.

Në fakt paga mediane është treguesi më i saktë se çfarë fiton një qytetar i zakonshëm, ndryshe nga paga mesatare që shpesh fryhet nga pagat shumë të larta të një pakice.

Ndërmjet 2022 dhe 2025 paga mediane është rritur me rreth 48%, e nxitur kryesisht nga rritja e fortë e pagës minimale në këtë periudhe që ka ndikuar medianën e pagave të ulëta.

Ecuria e pagave ka ndjekur një trajektore rritëse të vazhdueshme, por me ritme që u përshpejtuan ndjeshëm pas vitit 2023. Gjatë vitit 2022, rritja e pagës mediane ishte më e moderuar, duke u mbyllur në nivelin e 48,940 lekëve. Megjithatë, viti 2023 shënoi një pikë kthesë, ku për herë të parë mediana kapërceu pragun psikologjik prej 50,000 lekësh, kryesisht prej rritjes së pagës minimale zyrtare në 40 mijë lekë.

Ky moment ka vijuar edhe përgjatë vitit 2024, periudhë në të cilën pagat u stabilizuan mbi 58,000 lekë, për të kulmuar në vitin 2025 me kapërcimin e pragut prej 60,000 lekësh. Vetëm gjatë vitit të paga mediane u rrit me mbi 5,000 lekë, duke dëshmuar për një reagim të tregut  ndaj mungesës së fuqisë punëtore.

Nëse për punonjësit ky është një lajm pozitiv disa sektorët me vlerë të shtuar të ulët, si industria fason apo shërbimet bazë, po përballen me vështirësi për të ruajtur normat e fitimit prej faturës në rritje të kostove të punës, e cila tashmë po diktohet nga tregu dhe jo vetëm nga vendimet administrative për pagën minimale.

Gjithsesi Shqipëria ende karakterizohet nga një nivel i lartë informaliteti në deklarimin e pagave reale në sektorin privat. Për të shmangur detyrimet fiskale mbi pagën ende në disa sektorë të tillë si ndërrimi janë konsideruar me rrezik të lartë në deklarimin pagës reale. Edhe pse shpesh pagat janë më të larta se niveli minimal, sigurimet paguhen me nivelin minimal të miratuar nga qeveria.

Ekonomia shqiptare ende dominohet nga sektorë që janë të bazuar në krahun të punës, ndaj pagat po shihen si një mjet për ruajtur bazën e prodhimit apo shërbimeve./Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me ...

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI