Flash

Vrasja e vajzës në Tiranë/ Gjykata shpall në kërkim ndërkombëtar babanë e dyshuar

Lapsi.al 13 April 2026
Vrasja e vajzës në Tiranë/ Gjykata shpall në kërkim

Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet.

Vendimi i gjykatës vjen pasi autoritetet e Liban kanë refuzuar ekstradimin e të dyshuarit drejt Shqipërisë. Alwan u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025, por drejtësia libaneze nuk pranoi ta dorëzojë atë për t’u përballur me akuzat në Tiranë.

Sipas një shkrese zyrtare të datës 18 shtator 2025, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se kërkesa për ekstradim është refuzuar nga pala libaneze.

Në këto kushte, autoritetet shqiptare kanë vijuar procedurat duke e shpallur 49-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet m...

09:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI