Flash

U ankua se i pikonte tavani, policia gjen të moshuarën e rrëzuar në dush

Lapsi.al 13 April 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia gjen të moshuarën e rrëzuar

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani.

Në momentin kur fqinjët kanë tentuar të kontaktojnë me të moshuarën, kanë kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kanë lajmëruar policinë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës ndërsa kanë gjetur të moshuarën të shtrirë në dush, e cila nuk mund të lëvizte pasi vuante nga sëmundje të kockave dhe skleroza.

Fqinjët tregojnë se e moshuara kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me ta ndërsa tavani i lagur ka qënë “sinalizuesi”.

Shtetasja nga Korça jetonte e vetme, shkruan A2.

E moshuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës me dëmtime, por burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI