Flash

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

Lapsi.al 13 April 2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, ka komentuar kritikat që i kanë ardhur nga ish-anëtarë dhe anëtarë të kësaj force politike kohët e fundit.

Rama hodhi akuza se këto kritika janë shpifje, të cilat, sipas tij, bëhen për të goditur dhe lënduar Partinë Socialiste.

“Të gjithë kërkojnë të shpikin çdo ditë çfarëdoqoftë për ta goditur dhe lënduar PS-në, dhe kjo është normale”, shtoi ai.

Po ashtu, kryeministri theksoi se është e rëndësishme për anëtarët e PS-së që të mos humbasin fokusin dhe të kenë “imunitet” ndaj këtyre akuzave.

"Pse duhet të flasim për këtë? Sepse ne jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët, dhe suksesin e zgjedhjeve të shkuara, ku morëm 83 mandate, nuk na e godet askush që nuk është pjesë e jona. Të gjithë kërkojnë të shpikin çdo ditë çfarëdoqoftë për ta goditur dhe lënduar PS-në dhe kjo është normale.

Ajo që nuk është normale është që e gjithë trupa jonë të humbasë fokusin nga gjërat që kanë rëndësi në të vërtetë, të bjerë në vetëkënaqësi, në vend që të jetë e mobilizuar për të vazhduar dhe për të siguruar që ajo fitore e vitit të shkuar të përsëritet.

Më kryesorja është të krijohet një imunitet ndaj kësaj mjegulle dhe kësaj balte që synon të çorientojë opinionin publik dhe të mjegullojë sytë edhe të anëtarësisë sonë, me çdo lloj shpifjesh, sajesh, ekzagjerimesh dhe thashethemesh kot.

Po pse ka rëndësi që ne të flasim për këtë? Për të kuptuar se të tjerët presin me padurim të prodhojnë lajme deri edhe absurde, për të shtuar mjegullën dhe baltën që hidhet çdo ditë, duke u penguar njerëzve shikimin e asaj që ndodh në të vërtetë", tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI