Flash

Magyar: Nikolla Gruevski s'mund të fshihet në Hungari

Lapsi.al 13 April 2026
Magyar: Nikolla Gruevski s'mund të fshihet në Hungari

Mandatari për kryeministër të Hungarisë Peter Magyar ka paralajmëruar deportimin e ish- kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Në një konferencë shtypi, Magyar u pyet nga gazetarët për dy ish-ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, por që kanë gjetur strehim dhe kanë marrë azil në Hungari. Ai tha se ata, përfshirë edhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari.

"Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtar. Kjo vlen jo vetëm për ish-ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish- kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kriminel i kërkuar”, - tha Magyar.

Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se ishte përndjekur politikisht nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev.

Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim. /Alsat

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI