Flash

Kthimi pas Pashkës, radhë mbi 1 km në Kapshticë

Lapsi.al 13 April 2026
Kthimi pas Pashkës, radhë mbi 1 km në Kapshticë

Fluksi i emigrantëve që festuan Pashkët në vendlindje ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, teksa qytetarët po rikthehen drejt shtetit grek.

Sipas informacioneve, dhjetëra automjete kanë krijuar një fluks të shtuar në dalje, ndërsa radha ka arritur mbi 1 kilometër.

Burime nga pika kufitare bëjnë me dije se pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje të saj.

Fluksi është krijuar vetëm në minutat e fundit, pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë. Ndërkohë, autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur pritjet e gjata dhe për të lehtësuar kalimin e qytetarëve në kufi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI