Flash

Brukseli i kthen shpinën Tiranës?Shqipëria jashtë agjendës së ministrit belg në rajon

Lapsi.al 13 April 2026
Brukseli i kthen shpinën Tiranës?Shqipëria jashtë
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, ka nisur këtë të hënë një vizitë në pesë vende të Ballkanit. Ai pritet të shkojë në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Kjo është vizita e tij e parë në rajon dhe synon të mbështesë perspektivën e këtyre vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo që bie në sy është mungesa e Shqipërisë në këtë itinerar. Përjashtimi ynë nga një tur që përfshin thuajse gjithë rajonin vjen në një moment delikat për rrugëtimin europian të vendit. Ajo përkon me periudhën kur Tirana zyrtare ka marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian për ritmin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Në qendër të toneve të ashpërsuara me BE-në është qeveria e kryeministrit Rama, e cila përballet me akuza për mungesë vullneti në thellimin e reformave dhe për ndërhyrje në procese që lidhen me drejtësinë. Debatet e fundit rreth mosheqjes së imunitetit për zyrtarë të lartë, kujtojmë rastin Balluku, janë interpretuar si një sinjal negativ për Brukselin, duke mbajtur parasysh edhe që lufta kundër korrupsionit mbetet kusht themelor për avancimin në negociata.

Paralelisht, skepticizmi brenda vetë Bashkimi Evropian duket në rritje. Sipas analizave dhe deklaratave të ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare, një numër gjithnjë e më i madh shtetesh anëtare po kërkojnë shqyrtime të thelluara mbi progresin real të Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje hendekun mes reformave “në letër” dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Lexo edhe: Eurodeputeti: Rasti i Ballukut rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Në këtë sfond, ky 'anashkalim' nga Prévot mund të lexohet si një hartë e prioriteteve aktuale të BE-së në Ballkan, ku Shqipëria, të paktën për momentin, nuk figuron. Ministri belg theksoi se “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se perspektiva e integrimit mbetet e hapur, por vetëm për vendet që tregojnë progres të prekshëm"- mesazh ky që, në kontekstin aktual, tingëllon më shumë si paralajmërim sesa si premtim për Tiranën.

Ndërkohë, sipas Belga News Agency, vizita e Prévot do të nisë në Malin e Zi, vend që shihet si kandidati më i avancuar për anëtarësim, që synon të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2028. Krahas angazhimeve politike, ministri do të vizitojë edhe Lustica Bay, resortin luksoz bregdetar të zhvilluar nga grupi belg Besix pranë Gjirit të Kotorrit. Ndryshe paraqitet situata në Serbia, ndalesa e dytë e turit. Afërsia me Rusia dhe mungesa e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ndër faktorë të tjerë, i sollën Beogradit një raport kritik nga institucionet evropiane në fund të vitit të kaluar.  Më pas, ministri do të ndalet në Maqedoninë e Veriut. Shkupi pritet të inkurajohet për të vijuar reformat, ndërkohë që progresi në dy dekadat e fundit ka qenë i kufizuar, në sfondin e tensioneve me Bullgarinë. Në Kosovë, përveç takimeve politike, Prévot do të përshëndesë edhe pesë ushtarët belgë që shërbejnë në KFOR. Misioni mbyllet në Bosnje-Hercegovinë. Ministri belg pritet të vizitojë Srebrenicën, ku më shumë se 8,000 boshnjakë u masakruan në vitin 1995 nga trupat e Ratko Mladić. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet m...

09:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI