Flash

Berisha: AKSHI, gropa e zezë e Lindave të Ramës

Lapsi.al 13 April 2026
Berisha: AKSHI, gropa e zezë e Lindave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë dhe familjarët e tij me veprimtarinë e AKSHI.

Gjatë fjalës së tij, Berisha pretendoi se AKSHI është përdorur si një “strukturë private” në shërbim të interesave të qeverisë dhe familjarëve të kryeministrit. Ai akuzoi drejtpërdrejt edhe ish-drejtoreshën e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, si dhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama.

Sipas Berishës, Karçanaj është përdorur si një figurë formale, ndërsa përfitimet reale, sipas tij, lidhen me familjen e Ramës, duke përmendur Linda Ramën dhe baxhanakun e kreut të qeverisë, Armand Frangu.

Në deklaratat e tij, lideri i opozitës shkoi më tej, duke thënë se çështjet që lidhen me AKSHI-n janë tashmë ndërkombëtare dhe, sipas tij, janë depozituar në institucione të ndryshme jashtë vendit.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin se ka ndërmarrë hapa për të penguar drejtësinë, duke përdorur shumicën parlamentare për të mbrojtur, sipas tij, zyrtarët dhe familjarët e tij nga hetimet.

“Pas dokumentimit se AKSHI është kopshti privat në fakt është gropa e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij vendosi siç e dini në një akt të pashembullt t’i mbyllë dyert drejtësisë. E njëjta me AKSHI-n. Mirlinda e tij e gjorë që jeton me qira por ka 4 vila nuk është gjë tjetër veçse prestonome e Lindes së Surrelit. Sepse AKSHI në këtë agjenci publike familja e tij ka grabitur qindra miliona euro përmes famozit baxhanak, Armand Frangu. Të dyja këto dosje janë ndërkombëtare tashmë. Janë depozituar në çdo kancelari të botës dhe Europës. Për të shpëtuar lëkurën e tij, miq duhet ta kemi të qartë, diktatorët dhe narkodiktatorët për të shpëtuar lëkurën janë të aftë të ndërmarrin çdo vendim. Nuk njohin asnjë interes tjetër veç interesit të vet. Pavarësisht paralajmërimeve të hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, Rama përdori 83 mandatet e krimit për të mbyllur dyert prokurorisë për qeveritarët dhe familjarët e tij”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI