Flash

BBC: Kalon anija e parë në Kanalin e Hormuzit pas bllokimit të SHBA

Lapsi.al 13 April 2026
BBC: Kalon anija e parë në Kanalin e Hormuzit pas bllokimit të

BBC raportoi se ka identifikuar atë që duket të jetë anija e parë që ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur SHBA-të vendosën bllokadën ndaj cisternave të naftës të lidhura me Iranin dhe porteve iraniane. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve MarineTraffic, anija e kontejnerëve “Paya Lebar” po shkon drejt Dubait të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi u nis nga India.

Një anije tjetër, cisterna e naftës “Rich Starry”, ndryshoi kursin ndërsa po i afrohej Ngushticës. Nuk është e qartë nëse anija, subjekt i sanksioneve të SHBA-së, po përpiqej të kalonte nëpër Ngushticë dhe pastaj të dilte nëpërmjet Gjirit të Omanit.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se do të thërrasë një samit të liderëve botërorë këtë javë me Presidentin Francez Emmanuel Macron për të promovuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Së bashku me Presidentin Macron, unë do të thërras një samit të liderëve këtë javë për të nxitur përpjekjet ndërkombëtare" që synojnë përfundimin e konfliktit dhe zhbllokimin e rrugës thelbësore të naftës, u tha Starmer deputetëve në Dhomën e Komunave.

Ai shtoi se ngushtica duhet të rihapet "pa kushte" dhe "pa taksa". Macron kishte njoftuar tashmë në X një takim të atyre që ishin "të gatshëm" për të adresuar situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në platformën e mediave sociale Truth se "34 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit dje". "Ky është numri më i lartë që nga fillimi i këtij mbylljeje të pamend", shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI