Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Asnjë penallti në ndërhyrjen e Bonny ndaj Paz në Como-Inter, Di Canio: “Gabim i VAR”

Lapsi.al 13 April 2026
Asnjë penallti në ndërhyrjen e Bonny ndaj Paz në Como-Inter,
Fitorja nuk i shpëtoi Interit nga duart, falë katër golave të shënuar ndaj një Como që provoi deri në fund të rikthehej në ndeshje, por ajo që ndodhi në fund mund të kishte hapur sërish polemika nëse rezultati në minutën e 90’ do të kishte qenë ndryshe. Sepse penalltia e akorduar në minutën e 88’ duhej të anulohej sapo arbitri Massa u thirr te monitori. “Gabim i rëndë” – shpjegoi më pas moviolisti i DAZN, Luca Marelli, i cili shtoi: “Episod që hynte në protokoll për të korrigjuar arbitrin”. E njëjta habi edhe nga Paolo Di Canio në Sky: “Kjo penallti do të thotë të mos kuptosh dinamikat e futbollit…, tani nuk mund të futesh më as në rrëshqitje?” Në fund Inter feston një fitore shumë të rëndësishme në Como me rezultatin 3-4, në të njëjtën ditë kur të gjitha rivalet kryesore i hapin rrugë zikaltërve në garën për titull: Milan bie në San Siro kundër Udineses, Napoli ndalet në Parma dhe kështu skuadra e Chivu fluturon në +9 nga vendi i dytë, duke vënë duart mbi titullin. Pas një periudhe dyshimesh, polemikash dhe shqetësimesh, fitorja e dytë radhazi me shumë gola (5 ndaj Romës, 4 ndaj Como-s) ka lejuar të marrë frymë dhe të shohë me më shumë qetësi ndeshjet e fundit. Edhe pse, në sfond, mbetet bezdia për atë që në shtëpinë zikaltër shihet si padrejtësia e radhës arbitrale, këtë herë pa pasoja, por gjithsesi një vendim që mund të ndryshonte ndeshjen.

Çfarë ndodhi në fund të Como-Inter

Episodi nën akuzë ndodhi në minutën e 88’ në një inkursion qendror të Nico Paz, i cili u ndal nga Bonny: lojtari zikaltër ndërhyn pak para goditjes drejt portës në gjysmë rrëshqitje. Kontakti ekziston ashtu si përplasja e fortë mes këmbës së Paz dhe këmbës së lojtarit zikaltër, dhe arbitri Massa fishkëllen menjëherë, duke dhënë një goditje dënimi nga kufiri i zonës për Como-n dhe një karton të verdhë për sulmuesin e Inter. Më pas, ai thirret te monitori ku VAR e korrigjon: kontakt në vijë, pra penallti. Por vendimi është i gabuar, sepse nga pamjet duket qartë që Bonny nuk kryen faull, përkundrazi: është ai që merr goditjen, pa qëllim, nga Paz.

Di Canio i habitur: “Tani nuk mund të futesh më as në rrëshqitje…”

Paolo Di Canio nga studiot e Sky Sport është ndër më kritikët ndaj vendimit të VAR dhe arbitrit Massa për kontaktin e mundshëm mes Bonny dhe Paz: “Djema, kjo do të thotë thjesht të mos njohësh dhe të mos kuptosh dinamikat e futbollit… do të thotë që nuk mund të futesh më në rrëshqitje as gjysmë metri nga kundërshtari. Në vrull, Bonny është larg, madje është Paz që shkon dhe e godet në pjesët intime, unë do të jepja faull në drejtim të kundërt” ironizon opinionisti i Sky. “Do të thotë atëherë që është gjithmonë faull edhe nëse rrëshqet 50-70 centimetra larg kundërshtarit… dhe në VAR mund t’i thoshin që nuk kishte asgjë”.

Marelli: “Duhej të anulohej penalltia, gabim i rëndë”

Një zgjedhje që edhe moviolisti i DAZN, Luca Marelli, e kritikon hapur duke theksuar gabimin: “Kontakti është fishkëllyer nga Massa dhe në momentin që është fishkëllyer duhej të vendosej nëse ishte brenda apo jashtë. Dhe ishte brenda. Por Bonny nuk shkon me këmbë apo me këpucë drejt Nico Paz” nënvizon Marelli. “Është sulmuesi i Como-s që e godet, ndërsa ai ishte në rrëshqitje, mes këmbëve. Nuk kishte asgjë”. Deri këtu rindërtimi i episodit, më pas sqarimi mbi vendimin nga Lissone nga ana e Aureliano dhe Maggioni: “Prandaj, duke parë pamjet, sipas mendimit tim, arbitri mund të mashtrohet nga lëvizja dhe vendimi i duhur ishte po, ta thërrisnin Massa-n, sepse episodi ishte brenda zonës, duke qenë se hyn në protokollin VAR. Por duhej bërë për t’i sugjeruar ‘on field revieë’ dhe për të shmangur dhënien e penalltisë: sipas meje, mbetet një gabim mjaft i rëndë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI