Flash

Ahmed Kalaja sulm ndaj faqes 'Lolita', i pezullon llogaritë në Instagram dhe Facebook

Lapsi.al 13 April 2026
Ahmed Kalaja sulm ndaj faqes 'Lolita', i pezullon llogaritë

Faqja “Lolita” ka denoncuar një sulm ndaj llogarive të saj në rrjetet sociale. Faqja e famshe në Facebook deklaron se pas pezullimit të faqeve kryesore qëndron hoxha Ahmed Kalaja. Në një reagim të publikuar online, administratorët e faqes thonë se janë vënë në shënjestër përmes raportimeve të qëllimshme ndaj përmbajtjes së tyre.

Sipas “Lolita”, justifikimi zyrtar për bllokimin e llogarive lidhet me shkelje të të drejtave të autorit, por ata e konsiderojnë këtë vetëm si pretekst. Faqja pretendon se masa erdhi pas publikimeve të saj për një vizitë që Ahmed Kalaja i ka bërë Erion Veliajt në burg, si edhe për një rast kur Kalaja është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës.

Reagimi i Lolitës: Prej ditësh jemi vënë në qendër të sulmeve nga blogeri që part time është hoxhë. Na ka raportuar faqen e madhe në facebook dhe instagramin, të cilat janë të pezulluara për momentin. Pretendon që i kemi shkelur të drejtën e autorit, por në fakt e shqetëson e vërteta. Nuk i del e keqja që kur i thashë se i ka çuar Erion Veliajt hurma në burg dhe që ka patur një çështje me antiterr*rin, për të cilën është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës. 7 faqe do t’i hap dhe prapë do e them atë që mendoj, se nuk ma mbyll dot gojën as ti as Erion Veliaj!  Lolita,  

Të këshilluara

Tre mësime ushtarake nga lufta me Iranin

Shpallja e një armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit ishte një zhvillim i mirëpritur, megjithëse shumë nga detajet e tij – si edhe realiteti konkret në ter...

18:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI