Flash

Makina del nga rruga në aksin Berat-Poliçan, plagoset babai dhe dy vajzat e tij

Lapsi.al 11 April 2026
Makina del nga rruga në aksin Berat-Poliçan, plagoset babai dhe dy

Një aksident ka ndodhur në rrugën Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas të dhënave paraprake, makina që udhëtonte nga Berati drejt Poliçanit ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, 40 vjeç, dhe dy vajzat e tij, 14 dhe 9 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

"Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI