Flash

Inflacioni mund t’i japë fund “lulëzimit” të tregut të pronave

Lapsi.al 11 April 2026
Inflacioni mund t’i japë fund “lulëzimit” të

Një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vitet e fundit ka qenë sektori i pasurive të paluajtshme. Kërkesa e lidhur sidomos me turizmin ka sjellë shtim të investimeve në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, duke i dhënë hov një cikli të ri të rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Rritja e çmimeve në vetvete u bë një lloj katalizatori, duke forcuar perceptimin se pronat janë një investim i mirë. Një rol të rëndësishëm në këtë cikël ka pasur padyshim edhe kredia bankare për prona, që në vitet e fundit ka arritur vlera rekord.

Kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi në 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 64.4 miliardë lekësh, ose rreth 658 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar. Kredia e re për shtëpi u rrit me 17.3% krahasuar me vitin 2024.

Rritja e kredisë së re ishte edhe më e lartë në raport me rritjen prej 13% të vitit të mëparshëm.

Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2025 arriti në 243.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 16.7%. Ritmet e rritjes të portofolit të kredisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 15.5% të vitit të mëparshëm.

Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi ka shënuar rritje të fortë në vitet pas pandemisë.

Në periudhën kohore 2021-2025, sektori bankar ka dhënë rreth 254 miliardë lekë kredi të reja për blerjen e banesave nga familjet shqiptare. Kjo shumë është 115% më e lartë krahasuar me pesëvjeçarin e mëparshëm, 2016-2020 (pa llogaritur efektin statistikor të kursit mbi kredinë në valutë, në mungesë të të cilit rritja do të kishte qenë edhe më e lartë).

Rritja e mbështetjes e sektorit bankar me kredi duket se është një faktor që ka pasur peshë të konsiderueshme në kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe në rritjen e çmimit të pronave pas pandemisë.

Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.

Një frenim i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme do të kishte padyshim efekte mbi kërkesën për blerjen e pronave.

Ndërkohë, një situatë globalisht inflacioniste mund të frenojë edhe kërkesën nga blerësit e huaj ose në përgjithësi jorezidentë, që në vitet e fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi/ Si do të jetë moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë...

07:59

Fluks udhëtarësh në Morinë

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të dhënat e rr...

09:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI