Flash

Ekzekutoi fqinjin pas konflikteve për pronat në Nikël, arrestohet autori

Lapsi.al 11 April 2026
Ekzekutoi fqinjin pas konflikteve për pronat në Nikël, arrestohet

Policia ka vënë në pranga Eduart Afmataj, i dyshuar për vrasjen e Artur Çangu në Nikël, Fushë-Krujë. Ai u arrestua në zonën e Qafë Shtamë, ku ishte fshehur në një banesë të braktisur. Sipas hetimeve paraprake, mes autorit dhe viktimës kishte prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur Çangu kishte shkuar pranë banesës së prindërve dhe kishte parkuar automjetin, çka dyshohet se shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Afmatajt. Debati mes tyre u përshkallëzua në dhunë fizike dhe sipas hetuesve, në një moment ai ka përdorur një armë gjahu, duke e qëlluar për vdekje 41-vjeçarin. Pas ngjarjes, Afmataj ka njoftuar policinë dhe më pas është larguar, duke u fshehur deri në momentin e arrestimit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kontrolleve të shumta me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI