Flash

Vila e Zogut/ Zhupa kërkon transparencë: Duhet të përfshihet në listën e monumenteve

Lapsi.al 10 April 2026
Vila e Zogut/ Zhupa kërkon transparencë: Duhet të përfshihet

Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare me një kërkesë për informacion të detajuar lidhur me zhvillimet ndërtimore pranë Vilës verore të Mbretit Zog në Durrës. Nisma vjen pas shqetësimeve publike për ndërtime shumëkatëshe në zonë, të cilat mund të cenojnë integritetin historik dhe arkitekturor të këtij ansambli me vlera të veçanta.

Zhupa kërkon transparencë mbi çdo leje dhe projekt, statusin aktual të mbrojtjes së objektit, si dhe masat konkrete për ruajtjen e tij, duke theksuar gjithashtu nevojën që vila të përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, pavarësisht çështjeve të pronësisë.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Nisur nga shqetësimet publike mbi ndërtimet e reja shumëkatëshe tek vila verore e Mbretit Zog në Durrës, i jam drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare me një kërkesë për informacion të detajuar.

Kjo vilë përfaqëson një ansambël me vlera të rëndësishme historike, arkitekturore dhe politike, ndaj çdo ndërhyrje në zonën përreth saj apo aq më keq tek ajo vetë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë dhe transparencë të plotë. Kam kërkuar sqarime mbi çdo projekt ndërtimi, miratimet përkatëse, statusin aktual të mbrojtjes, si dhe masat e marra për ruajtjen e integritetit të këtij objekti.

Ështe e nevojshme që kjo pasuri të përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, pavarësisht pronësisë private.

Trashëgimia jonë historike dhe kulturore nuk mund të cenohet, ajo duhet të mbrohet dhe të ruhet për brezat që vijnë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 10 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.3 lekë dhe do...

08:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI