Flash

PD letër ambasadave: Mazhoranca e trajton Kuvendin si njëpartiak

Lapsi.al 10 April 2026
PD letër ambasadave: Mazhoranca e trajton Kuvendin si njëpartiak

Është zbardhur raporti i plotë që Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dërguar të gjitha selive diplomatike në Shqipëri, në lidhje me atë që PD e quan asgjësimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend dhe degradimin e standardeve në funksionimin e Kuvendit.

Raporti i detajuar përmban të dhëna specifike për secilin mekanizëm kontrolli që opozita pretendon se i është refuzuar opozitës në këto 6 muaj të Legjislaturës së re të Kuvendit. Aty listohet se gjatë këtyre gjashtë muajve, shumica në Kuvend ka refuzuar një numër të konsiderueshëm të Komisioneve Hetimore, interpelancave, mocioneve me debat apo kërkesave për informacion.

Në raport theksohet se shqetësim për opozitën mbetet edhe përjashtimi i saj nga çdo transparencë për procesin e integrimit europian, apo moszbatimi nga mazhoranca i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Qëndrimi politik i shumicës për të bllokuar çdo të drejtë kushtetuese të opozitës, refuzimi i çdo iniciative ligjore, përjashtimi i saj nga procesi i emërimeve në institucionet e pavarura, apo përjashtimi i saj nga procesi i integrimit, e bën rolin e deputetëve të opozitës në Parlament jo vetëm të papërfillshëm, por mbi të gjitha një fasadë të një normaliteti të rremë, që minon vetë parimet dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Kjo situatë vë seriozisht në pikëpyetje vetë qëllimin e vazhdimit të pranisë së opozitës në Parlament. Nëse opozita nuk mund të diskutojë çështje me interes publik, nuk mund të ushtrojë mbikëqyrje mbi qeverisjen, nuk mund të propozojë ligje apo amendamente në dobi të qytetarëve, dhe nëse të drejtat e saj kushtetuese shpërfillen, atëherë roli i saj bëhet thjesht formal, duke dështuar në përmbushjen e përgjegjësive demokratike”, thuhet ndër të tjera në Raportin e Grupit Parlamentar të PD.

Raporti i Grupit Parlamentar të PD i është dërguar zyrtarisht edhe Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Të këshilluara

Nafta ngrihet sërish: 217 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve me shumicë dhe pakicë. Nafta, çmimi i së cilës u ul dje në 210 lekë për litër, ta...

17:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI