Flash

PD: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë shkojnë për bizneset e ministres

Lapsi.al 10 April 2026
PD: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Genta Vangjeli ka denoncuar ministren e kabinetit Rama, Delina Ibrahimajn, duke e akuzuar këtë të fundit për përfitime të fondeve publike në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Përmes një deklarate nga selia blu, Vangjeli ka bërë publike dokumente, që sipas saj tregojnë aferat dhe përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e ministres Delina Ibrahimaj.

Reagimi i PD:

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e ministres Delina Ibrahimaj.

Prej vitit 2021, paralelisht me ngritjen e saj në detyrën e ministrit, është rritur në mënyrë të dyshimtë edhe numri i bizneseve të familjarëve të saj — nga 2 në 7 subjekte të deklaruara dhe askush nuk e beson se kjo është rastësi, por një model i qartë përfitimi nga pushteti.

Partia Demokratike ka denoncuar më herët bizneset dhe hotelin në Qeparo, regjistruar në emër të vjehrrit të saj, dhe në administrim të bashkëshortit.

Sot po nxjerrim në dritë një tjetër rast flagrant: projektin ‘Delina n’Fest’, i cili në dokumente figuron si ‘Vjosa n’Fest’.

Ky projekt, i zhvilluar në katër edicione dyditore, ka përfituar rreth 200 mijë euro nga fondet publike të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit — para të qytetarëve shqiptarë.

Sepse projekti është zbatuar nga shoqata ‘Tirana Ekspres’, një subjekt ku vetë Delina Ibrahimaj ka qenë e punësuar dhe ku bashkëshorti i saj gjatë kohës së implementimit të këtij projekti, ka përfituar të ardhura si drejtues.

Sot, si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vijon pa asnjë ndroje të mbështesë të njëjtin projekt dhe subjekt i cili gjendet i publikuar ndër të tjerë projekte të rishikuar

Në një vend normal, një skandal i tillë do të kishte sjellë dorëheqje të menjëhershme dhe hetim penal.

Por në Shqipëri, ministrat vazhdojnë të pasurohen në mënyrë të pacipë, ndërsa drejtësia hesht dhe mbyll sytë për vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Përballë kësaj arrogance dhe pandëshkueshmërie, qytetarët nuk mund të heshtin.

Prandaj, i bëjmë thirrje çdo shqiptari që e ndjen veten të vjedhur e jo vetëm…të bashkohet në protestë ditën e premte, më 17 prill, për të kundërshtuar korrupsionin, abuzimin dhe varfërimin e vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI