Flash

Mundi Shqipërinë në playoff: ndërron jetë zv/trajneri i Polonisë 49 vjeçari Magiera

Lapsi.al 10 April 2026
Mundi Shqipërinë në playoff: ndërron jetë zv/trajneri i
Federata polake ka njoftuar ndarjen nga jeta të Jacek Magiera, zv/trajnerit të Polonisë që vdiq sot në moshën 49-vjeçare. Që nga viti 2025 ai mbante rolin e ndihmësit të trajnerit Jan Urban, i cili sot vajton humbjen e tij, të bërë publike nga kombëtarja me një komunikatë të trishtë. Sipas Radio Wroclaw, trajneri kishte dalë për të vrapuar këtë mëngjes, por ishte ndjerë keq gjatë stërvitjes dhe ishte transportuar në Spitalin Klinik Ushtarak të Wroclaw. Fatkeqësisht, as ndërhyrja e shpejtë mjekësore nuk arriti t’i shpëtonte jetën. Federata polake ka kërkuar privatësi për familjen e tij në këtë moment dhimbjeje të madhe.

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare zv/trajneri i Polonisë

Vetëm dhjetë ditë më parë ai po luante shanset për të çuar kombëtaren e tij në Botëror në finalen e play-off-it, e fituar më pas nga Suedia me një gol në minutën e 88-të. Kjo ishte paraqitja e fundit e zv/teknikut Magiera në fushë, i cili po përgatitej së bashku me trajnerin për të përballuar miqësoret e ardhshme dhe Nations League. Fatkeqësisht ai vdiq sot në moshën 49-vjeçare: sipas burimeve polake, zv/trajneri ishte ndjerë keq gjatë një stërvitjeje dhe u dërgua menjëherë në spital, ku nuk pati asgjë për t’u bërë. Ai ishte bërë pjesë e stafit të Polonisë në korrik të vitit 2025 si zv/trajner i Jan Urban pas një karriere të kaluar në klube dhe kombëtare të moshave: me U-20 në vitin 2019 mori pjesë në Botërorin e zhvilluar në shtëpi, ku u eliminua nga Italia, më pas drejtoi disa klube të vendit të tij përpara se të punësohej nga federata. Të premten në mëngjes kishte dalë për të vrapuar, por fatkeqësisht një gjendje e papritur e la pa fjalë familjen dhe të gjithë lojtarët që kishin ndarë me të rrugëtimin në kombëtare

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI