Flash

ANYmal, roboti që eksploron Marsin pa udhëzime nga njeriu

Lapsi.al 10 April 2026
ANYmal, roboti që eksploron Marsin pa udhëzime nga njeriu

Hulumtues zviceranë po testojnë një robot gjysmë-autonom që mund të përdoret për të eksploruar Marsin pa udhëzime nga njeriu, duke shpejtuar kërkimin për minerale, ujë dhe madje edhe shenja të jetës së lashtë.

Roboti, i quajtur ANYmal, ka një krah robotik të pajisur me një imazh mikroskopik dhe një skaner që mund të identifikojë përbërjen kimike të një guri.

Hulumtuesit në Universitetin e Bazelit e kanë testuar ANYmal-in në, një laborator simulimi që imiton sipërfaqet me pluhur dhe gurë të Marsit dhe Hënës.

Robotit duhet të lëvizë vetë, të identifikojë gurë t’i analizojë dhe t’i dërgojë rezultatet — pa udhëzime nga njeriu.

Në provat e fundit, publikuar në revistën Frontiers in Space Technologies, roboti analizoi me sukses shumë gurë

ANYmal përfundoi misionet autonomisht brenda 12 deri në 23 minutash, ndërsa per një njeri për të njëjtën punë duheshoin 41 minuta. Megjithatë, mbikëqyrja njerëzore jepte pak më shumë detaje dhe saktësi më të lartë.

Përdorimi i një roboti që mund të marrë vendime shkencore vetë mund të shpejtojë shumë eksplorimin. Studimi tregon gjithashtu se robotët me këmbë, që mund të kapërcejnë pengesa dhe të përshtaten me terrene të ndryshme, mund të arrijnë zona me të shkojnë.

Kërkimi tregon një të ardhme ku robotë si ANYmal nuk janë thjesht vegla t por pjesëm marrës aktivë shkencorë, të aftë të kërkojnë në mënyrë autonome shenja kimike të jetës së lashtë në planetë të largët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI