Flash

"Varr qensh në zemër të Tiranës"/ Organizata e kafshëve denoncon rastin e rëndë

Lapsi.al 9 April 2026
"Varr qensh në zemër të Tiranës"/ Organizata e

Organizata e kafshëve, Animal Rescue Albania ka denoncuar një rast të rëndë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizat ka deklaruar se 11 trupa qensh të pajetë janë gjetur në kazanët e mbeturinave. Më tronditëse është fakti se trupat e qenëve të pajetë ishin të grirë.

Animal Rescue Albania shkruan se gjendja e tyre tregon se kafshët janë mbajtur për një kohë të gjatë në ambiente frigoriferike përpara se të hidheshin. Në lidhje me këtë situatë, organizata ka depozituar një kallëzim penal. Ata thonë se barra tashmë i mbetet autoriteteve. Ata kërkojnë një hetim të plotë, transparent dhe urgjent ndaj këtij rasti.

Postimi i plotë:

"Masakër në zemër të Tiranës: Varr masiv qensh në mes të Tiranës- 11 trupa qensh të ngrirë dhe një ndërgjegje e vdekur

Sot u përballëm me një nga pamjet më makabre që kemi parë ndonjëherë. Pas një raportimi nga vullnetarët, shkuam në vendngjarje dhe ajo që gjetëm ishte përtej çdo imagjinate njerëzore.

Në kazanët e mbeturinave u gjetën mbi 11 trupa qensh të pajetë, të hedhur pa asnjë mëshirë, si të mos kishin qenë kurrë qenie të gjalla.

Faktet tronditëse:

Trupat ishin të ngrirë: Gjendja e tyre tregon qartë se janë mbajtur për një kohë të gjatë në ambiente frigoriferike përpara se të hidheshin.

Mbetje spitalore: Mes trupave u gjetën materiale veterinare dhe pjesë trupore që lidhen me ndërhyrje sterilizimi, çka ngre dyshime serioze mbi përfshirjen e strukturave të caktuara.

Prova në vendngjarje: Kemi gjetur qese dhe materiale specifike që mund të ndihmojnë në identifikimin e origjinës së këtij krimi.

Asnjë krim nuk mbetet pa gjurmë.

Kemi depozituar menjëherë kallëzim penal dhe kemi dorëzuar çdo provë në dispozicionin tonë. Tashmë, barra i mbetet autoriteteve: kërkojmë një hetim të plotë, transparent dhe urgjent.

Kushdo që fshihet pas këtij akti duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Dhe le të jetë e qartë: për ne nuk ka asnjë dyshim se kush e ka kryer këtë akt dhe nga kanë dalë këta qen. Ne e dimë shumë mirë kush jeni — dhe ata e dinë po aq mirë që ne e dimë.

I bëjmë thirrje vullnetarëve, punonjësve apo qytetarëve që kanë informacion:

Mos heshtni.

Heshtja juaj është ajo që e lejon këtë barbarizëm të vazhdojë.

Vrasja masive dhe trajtimi i kafshëve si mbeturina spitalore është një dështim i rëndë njerëzor dhe institucional.

Një qytet që pretendon të jetë europian nuk mund të lejojë që kazanët e plehrave të kthehen në varreza masive të fshehta.

Tirana nuk mund dhe nuk duhet të jetë kjo."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI