Flash

Shehaj-Peleshit: 2 vjet për një interpelancë për Thumanë-Kashar, pse ju djeg?

Lapsi.al 9 April 2026
Shehaj-Peleshit: 2 vjet për një interpelancë për

Kreu u Partisë Mundësia, Agron Shehaj nga Kuvendi kërkoi llogari për një interpelancë që kishte kërkuar për çështjen e Thumanë-Kashar, ndërsa shtoi se Belinda Balluku duhet të kishte dhënë llogari. Ai tha se pavarësisht shkarkimit të Ballukut, për këtë çështje do të duhej të jepej llogari. Shehaj tha se sot në Gjykatën e Lartë po krijohen mundësi për t’u liruar hajdutë. Ai tha se nuk mund të pritet 2 vite për një interpelancë.

“Kërkesa e fundit për interpelancë me Belinda Balluku për skandalin e Thumanë-Kashar, e fundit është bërë në tetor, jo vetëm që interpelanca nuk është bërë por e keni hequr nga programi i punës dhe justifikimi se nuk është më në detyrë nuk qendron.

Si është e mundur që nga program i punës zhduken kërkesat për interpelancë. Ju nuk mund të shmangni llogardhënien duhet të jepni llogari si Balluku vodhi shqiptarët Tentuar më votën kundër arrestimit të saj, me Kushtetuesen, me urdhër të Ramës sot është mbledhur Kolegji për të liruar edhe ato që janë brenda. Interpelancën e bëj në emër të 50 mijë qytetarëve që na kanë votuar. Nuk jeni mësuar me interpelanca që ju djegin. 2 vite për një interpelancë. Kërkoj që sa më shpejt të vendoset në programin e punës”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI