Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Parlamenti/ Nga kërkesat e opozitës mbi AKSHI-n te interpelanca e Braçes

Lapsi.al 9 April 2026
Parlamenti/ Nga kërkesat e opozitës mbi AKSHI-n te interpelanca e

Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë Andis Salla.

Më tej do të vijohet me një seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Në Rend Dite parashikohet gjithashtu shqyrtimi i kërkesave të opozitës në lidhje me krijimin e dy komisioneve hetimore, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 23, datë 7.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 95 të Rregullores së Kuvendit)

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore””.

8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s ””.

9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI