Flash

Negociatat, Gonzato: Nuk mendoj se mund të flasim për bllokim

Lapsi.al 9 April 2026
Negociatat, Gonzato: Nuk mendoj se mund të flasim për bllokim

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë, për të cilën tha se nuk ka bllokim të procesit. Sipas tij, ka spekulime të shumta lidhur me bisedimet me COELA-n, Grupin e Punës së Këshillit për Zgjerimin.

Gazetarja: Në media është dhënë një lajm se janë 9 vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë bllokuar ecurinë e procesit që quhet IBAR, pra të një procesi ku shikohet ecuria e deritanishme e Shqipërisë. Madje në media thuhen edhe emrat e këtyre vendeve që janë Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Austria, Finlanda, Polonia, Greqia dhe Bullgaria, vende që sipas medies nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Si është raporti i këtyre vendeve, sa ndikojnë këto vende dhe a është e vërtetë që të nënta këto vende janë skeptike për ecurinë e mëtejshme të procesit?

Ambasadori: Para së gjithash, ky është një proces ku duhet të arrijmë konsensus. Radha e takimeve synon krijimin e konsensusit midis Shteteve Anëtare. Dhe Komisioni është aty për t’iu përgjigjur pyetjeve, për t’iu përgjigjur pikave kritike që Shtetet Anëtare mund të ngrenë dhe për të ofruar informacionin që ata duan, në mënyrë që të konfirmohet apo ndoshta të korrigjohet perceptimi i gjërave nga ana e tyre. Ka shumë spekulime rreth asaj që po ndodh tani në të ashtuquajturin COELA, Grupi i Punës së Këshillit për Zgjerimin. Dhe sinqerisht nuk dua t’i hyj kësaj. Këto janë negociata konfidenciale dhe ne duhet të lejojmë që kjo hapësirë ​​të respektohet. Ajo që është e sigurt është se takimet po vazhdojnë. Është planifikuar edhe një tjetër, kështu që do të thotë se negociatat po vazhdojnë. Pra, nuk mendoj se mund të flasim për bllokime. Sigurisht që, po zhvillohet një diskutim. Shtetet Anëtare shqyrtuan vlerësimin teknik nga Komisioni, por ato gjithashtu duan të shohin kontekstin e përgjithshëm politik në të cilin janë zhvilluar këto reforma. Pra, nuk është çështja që disa Shtete Anëtare të bllokojnë të tjerët, ose të kenë një mendim të ndryshëm. Është thjesht çështja që ata të diskutojnë për situatën, ta vlerësojnë situatën, t’i bëjnë pyetje Komisionit dhe më pas të vendosin se çfarë do të përfshihet në qëndrimin e përbashkët. Dhe qëndrimi i përbashkët ka të bëjë me standardet përmbyllëse. Prandaj diskutim nuk do të thotë që Komisioni vjen me një raport dhe ata vendosin po apo jo. Jo, duhet kohë sepse ata duhet të vendosin se çfarë lloj kërkesash duam të vendosim në fund të procesit, për t’u siguruar që këto reforma janë të ankoruara në sistemin shqiptar dhe janë të qëndrueshme, ato nuk mund të kthehen mbrapsht.

Gazetarja: Dhe ju thoni aty nuk mund të ketë bllokim, por a mund të ketë ndarje të procesit, p.sh., me Malin e Zi, mund të ketë një ndarje të procesit për Shqipërinë, që të jetë në një kategori tjetër në ecurinë e procesit të integrimit?

Ambasadori: Të them të drejtën, nuk kam dëgjuar të ketë pasur një lidhje midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Të dy vendet janë përshkruar si pararendës, sepse Shqipëria ka bërë shumë përparim vitin e kaluar në hapjen e kapitujve dhe në arritjen e Malit të Zi. Pra, në fakt, nëse e shikoni situatën tani, vendet e ndryshme kandidate janë me të vërtetë pararendëse. Por nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë diskutime për t’i lidhur së bashku. Dhe e dini, ne vazhdojmë të përsërisim se procesi bazohet te meritat. Pra, çdo vend vlerësohet bazuar në performancën e vet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI