Flash

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim të përkohshëm për Pashkët

Lapsi.al 9 April 2026
Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim të

Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën me rastin e festës së Pashkëve, sipas një njoftimi zyrtar të Kremlinit.

Sipas vendimit të komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 e datës 11 prill dhe do të zgjasë deri në fund të 12 prillit 2026.

Kremlini theksoi se pret që edhe pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke shpallur një armëpushim të ngjashëm gjatë kësaj periudhe festive.

Në njoftim bëhet e ditur se forcat ushtarake ruse kanë marrë urdhër të ndalojnë operacionet në të gjitha frontet, por do të qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo veprimi të mundshëm agresiv apo provokimi.

Gjithashtu, autoritetet ruse sqaruan se janë dhënë udhëzime për ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Valery Gerasimov, për zbatimin e armëpushimit, duke ruajtur njëkohësisht gatishmërinë e trupave për çdo skenar nga pala ukrainase.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI