Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot/ Rishikimi i praktikës për arrestin në burg

Lapsi.al 9 April 2026
Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot/ Rishikimi i praktikës për arrestin

Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot në orën 09:30 për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës lidhur me qëndrimin që do të mbahet për masën e arrestit në burg, kur ajo vendoset mbi bazën e rrezikshmërisë së veprës. Tre janë pikat kryesore mbi të cilat do të rishikohet një vendim i mëparshëm i vitit 2011, që i përket rastit Ilir Kumbaro dhe që ka shërbyer si orientim për gjyqtarët.

Gjykata e Lartë ka marrë shkas nga qëndrimet e Strasburgut për Thoma Gëllçin, ku u theksua se nuk mjafton dyshimi kur hetimet vijojnë pa afat, si edhe nga dy raste të tjera e ndryshimet ligjore.

Çështjet që shtrohen për shqyrtim përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë:

Në funksion të objektit të këtij vendimi të ndërmjetëm që lidhet me ushtrimin nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të nismës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar, dhe me qëllim që shqyrtimi përpara Kolegjeve të Bashkuara të jetë i qartë dhe metodologjikisht i rregullt, shtrohen për zgjidhje këto çështje:

1. Në interpretim të neneve 228 dhe 230 të KPP, a është në përputhje me këto dispozita dhe me nenin 5 § 3 të KEDNJ qëndrimi sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e “arrestit në burg”, gjykata nuk ka detyrim të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur prej saj është e përshtatshme për rastin konkret?

2. Në interpretim të neneve 228 dhe 230 të KPP, a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit”, si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?

3. Kujt i takon barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” dhe a është në përputhje me nenin 5 § 3 të KEDNJ dhe me nenet 228-230 të KPP qëndrimi sipas së cilit papërshtatshmëria e kësaj mase mund të pranohet vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive?

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI