Flash

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ballukut

Lapsi.al 9 April 2026
GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në 15:00 rekursin e ish-zvkryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Do të jetë gjyqtari Ilir Panda që do të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë. Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe ankimi i ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili aktualisht ndodhet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Lloagarsë dhe Unazën e Madhe.

Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe i akuzuar vetëm për shkeljet me tenderin e Llogarasë, nuk e ka ankimuar masën e sigurisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI