Flash

Cardi B dhe Stefon Diggs nxisin thashethemet për ribashkim

Lapsi.al 9 April 2026
Cardi B dhe Stefon Diggs nxisin thashethemet për ribashkim

Spekulimet për një ribashkim mes reperes së njohur Cardi B dhe lojtarit të NFL, Stefon Diggs, janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi ky i fundit u pa në koncertin e ish-partneres së tij në Washington, DC.

Të mërkurën në mbrëmje, trajneri personal Clyde Simmons publikoi në “Instagram Stories” disa pamje ku Diggs shfaqej duke shijuar koncertin e turneut “Little Miss Drama” në “Capital One Arena”, së bashku me familjen e tij, përfshirë vëllain Trevon Diggs dhe nënën e tyre, Stephanie Diggs.

Në video, lojtari shihej duke kërcyer ndërsa Cardi performonte vargun e saj në këngën “Thotiana Remix”. Më pas, grupi u pa duke festuar edhe gjatë performancës së këngës “ErrTime”, ndërsa Simmons shkroi mbi video: “E pushtuam vendin”.

Pas koncertit, Diggs mori pjesë edhe në afterparty-n e artistes në “Throw Social”. Sipas raportimeve, në një moment, Cardi iu afrua makinës së ish-it të saj, bisedoi me të dhe më pas hipi në automjetin e tij, duke u larguar së bashku nga vendi i ngjarjes.

Ky moment ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat spekulojnë nëse çifti është rikthyer sërish bashkë. Disa shprehen të lumtur për një mundësi të dytë, ndërsa të tjerë shpresojnë që ata të kenë zgjidhur mosmarrëveshjet.

Cardi B dhe Stefon Diggs i dhanë fund lidhjes së tyre pak para “Super Bowl 2026”, ndërsa më pas u vu re se kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Sipas burimeve për “People”, arsyeja e ndarjes lidhej me mungesën e besimit nga ana e artistes.

“Cardi është shumë e prerë në vendimet e saj. Sapo ndjeu se nuk mund t’i besonte më, vendosi të tërhiqej për t’u fokusuar te fëmijët, muzika dhe turneu,” tha burimi.

Ish-çifti kanë një djalë të lindur në nëntor 2025, ndërsa Cardi ka edhe tre fëmijë të tjerë me Offset. Nga ana tjetër, Diggs është baba i gjashtë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme.

 

Të këshilluara

Offset shfaqet në publik pas sulmit me armë

Reperi Offset është fotografuar duke pirë një cigare jashtë një spitali në Florida, pak pasi u plagos në këmbë nga të shtënat me armë. Artisti, i njohur për ...

19:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI