Flash

Bardhi akuzon mazhorancën se e ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit

Lapsi.al 9 April 2026
Bardhi akuzon mazhorancën se e ka përjashtuar opozitën nga

Kreu i grupit parlamentar te PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi mazhorancën se e ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit teksa iu përgjigj deklaratave të bëra më herët në Kuvend nga kolegu socialist, Taulant Balla. Ai theksoi se mazhoranca nuk mund të hedhë akuza se opozita s’i ka votuar ligjet që lidhen me integrimin për sa kohë ata po i mbajnë të fshehta.

Bardhi u shpreh se opozita ende nuk është informuar se cila është lista e nevojshme me ligjet për t’u përafruar me legjislacionin e BE, edhe pse është kërkuar disa herë.

“Për kërkesën që sapo hodhët në votim është në shkelje të rregullores së kuvendit, pika 2 e nenit 98, ju detyron që të propozoni kur nuk ka mirëkuptim një datë që nuk mund të jetë kurrë më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit. Se di me matematikën tuaj e llogarisni 30 ditë 5 muaj, sepse kërkesa jonë është e datës 5 nëntor.

Ju vini me propozim që mocioni të zhvillohet në javën e parë apo të dytë të majit, në shkelje të rregullores. Për të vijuar me listën që tundi kolegu, grupi i PD ka kërkuar listën e draftligjeve që ky kuvend duhet të miratojë në kuadër të integrimit. Kanë kaluar 6 muaj, kush është lista e ligjeve të nevojshme në kuadër të procesit?

E kemi kërkuar më shumë se 10 herë. Dhe vini këtu e tundni një listë, ju nuk keni votuar ligjet. Nga ta dimë se kush janë ligjet kur jemi të përjashtuar nga procesi? Na i jepni t’i dimë se kush janë ligjet, ne nuk jemi këtu fasadë e juaj“, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI