Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit për bashkinë e Tiranës

Lapsi.al 9 April 2026
Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit për

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti duket se ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

Duke folur në Top News, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se procesi varet nga mënyra se si do të organizohen garat brenda Partisë Demokratike.

Alimehmeti bëri të ditur se aktualisht po shqyrtohet statuti i partisë, çka do të përcaktojë nëse do të aplikohet sistemi i primareve apo një formë tjetër përzgjedhjeje të kandidatëve.

“Unë kam qenë gjithmonë i qartë në synimet e mia, në objektivat e mia. Gara ku jam futur unë nuk ka qenë kurrë garë partiake, por elektorale. Unë jam futur në garë kundër kundërshtarit politik, pra Partisë Socialiste. Brenda garave të brendshme nuk kam hyrë ndonjëherë.

Ndërkohë që nëse nuk ka primare, pastaj duhet parë se si kjo funksionon. Do të jetë propozim i kryesisë së vogël apo i kryetarit; sidomos për Tiranën do të jetë një vendim shumë politik, jo kaq i thjeshtë. Unë objektivin tim e kam pasur gjithmonë, nuk lëviz, jam po i njëjti”, u shpreh Alimehmeti.

Ndërkohë pak ditë më parë Berisha u tërhoq për kandidaturën e Florian Binajt duke u shprehur se do të vendosë opozita për kandidaturën e saj, jo kandidat i pavarur.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI