Flash

A ka veto nga 9 shtete për negociatat e Shqipërisë me BE? Rama: Barsaletë

Lapsi.al 9 April 2026
A ka veto nga 9 shtete për negociatat e Shqipërisë me BE? Rama:

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me asamblenë e PS në Durrës, iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve mbi të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet politike në vendet kryesore të BE-së.

I pyetur mbi mundësinë që forcat ekstremiste të fitojnë në vende si Franca dhe Gjermania, Rama theksoi se procesi i anëtarësimit duhet parë në dy plane: përpjekjet e Shqipërisë dhe vendimmarrja e vendeve anëtare.

Ai e krahasoi Bashkimin Evropian me një “ndërtesë me dy kate”, ku në katin e parë ndodhen Komisioni Evropian dhe ekspertët teknikë që ndjekin përmbushjen e detyrave nga vendet aspirante, ndërsa në katin e dytë janë 27 shtetet anëtare që marrin vendimin final.

“Sipas asaj që bëjmë ne, ata në katin e parë çojnë rekomandimin për hapjen e negociatave. Por në katin e dytë duhet unanimitet. Nëse një thotë jo, procesi ndalet. Mund të ndodhë që politika në Francë apo Gjermani të ndryshojë për keq, por ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të bëjmë detyrat tona dhe të jemi gati,” u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe ecurinë e negociatave, duke theksuar se Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt brenda 11 muajve falë përgatitjeve të bëra ndër vite.

Sa i përket raportimeve se nëntë shtete të BE-së kanë vendosur veto ndaj Shqipërisë, Rama i cilësoi këto pretendime si të pavërteta.

“Kjo e 9 shteteve është barsaletë. Veton e vendos një, ndaj quhet veto. Nëse janë 9, quhet votë, jo veto,” tha ai.

Sipas tij, aktualisht Komisioni Evropian ka dhënë një raport pozitiv për Shqipërinë dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjeve nga vendet anëtare, të cilat kërkojnë sqarime për çështje të ndryshme si të drejtat e minoriteteve apo garancitë për reformat.

Rama tha se në këtë fazë Shqipëria mbështetet nga Komisioni Evropian dhe se pritet që procesi të avancojë deri në fund të prillit ose fillim të majit.

“Kjo e 9 shteteve është barsaletë që kanë vendosur veto. Veton e vendos një, ndaj quhet veto. Nëse është 9, quhet votë, jo veto. Procesi tani që flasim është, komisioni ka dhënë raportin për ne, jemi në rregull. Tani vijnë ata të katit të dytë, çojnë ambasadorët në kat të parë, ulen me ne dhe KE. Ne dhe KE jemi në një anë, shtetet janë në anën tjetër. Fillojnë pyetjet, çohet njëri dhe pyet çfarë keni bërë për minoritetet. Tjetri thotë si garantojmë që nuk do ndryshoni mendjen për një aspekt. Janë disa raunde pyetjesh. Sot pashë raportin për raundin e fundit. Ne na mbron KE aty. Besoj deri ne fund te prillit dhe fillim te majit. Do ndodhë si me Bordin e Paqes. Thoshin nuk ka ftesë, unë e kisha ftesën. Pastaj thanë që ftesa është për shumë vende jo vetëm e këtij. Shkoi ai në Zvicër, unë nuk shkova se isha këtu me vajzën e tij. Thanë jo e ndaluan të shkojë, etj etj. Shkova atje në SHBA, thanë i korruptuar ky, i korruptuar ai. Tani doli Gjermania. Erdhi maji dhe do e ngremë flamurin gjerman në Shijak dhe do u themi hajdeni këtu tani se në Shijak ka një veto kundër negociatave me BE”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI