Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Von der Leyen: Të shkohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme

Lapsi.al 8 April 2026
Von der Leyen: Të shkohet drejt një zgjidhjeje të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur armëpushimin e përkohshëm dyjavor në Lindjen e Mesme. Duke folur për mediat e huaja, Von der Leyen ka theksuar se armëpushimi do të ulte tensionet dhe do të lejonte vazhdimin e negociatave për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

“E mirëpres armëpushimin dyjavor të rënë dakord mbrëmë nga SHBA-të dhe Irani. Ai sjell qetësimin e situatës,” tha ajo.

Më herët reagoi edhe shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas  e cila theksoi se marrëveshja e armëpushimit krijo një shans të nevojshëm drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.

“Marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim është një hap prapa nga pragu i krizës pas javësh përshkallëzimi. Krijon një shans shumë të nevojshëm për të zbutur kërcënimet, për të ndaluar raketat, për të rinisur transportin detar dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme. Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë përsëri e hapur për kalim. Unë fola me Ministrin e Jashtëm Pakistanez dhe e falënderova për sigurimin e kësaj marrëveshjeje fillestare. Dera e ndërmjetësimit duhet të mbetet e hapur, pasi shkaqet themelore të luftës mbeten të pazgjidhura. BE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje dhe është në kontakt me partnerët në rajon. Do ta diskutoj këtë sot në Arabinë Saudite”, u shpreh Kallas.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, makina bie përmbys

Një aksident ka ndodhur pranë lagjes ‘Skënderbej’ në Elbasan ku një makinë ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Makina ka rënë përmbys. Fatmirësisht nuk ka ...

10:26

Këmbimi valutor, 8 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.3 lekë dhe do të shitet me 96.1 lekë, ndërkohë një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë ...

08:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI