Flash

Rama: Do na dënojë historia nëse dështojmë me BE

Lapsi.al 8 April 2026
Rama: Do na dënojë historia nëse dështojmë me BE

"Historia nuk do na e falë nëse nuk e çojmë Shipërinë në BE". Kështu ka thënë Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste të Lezhës. Ai ka bërë edhe një kalnendar të udhës drejt Brukselit me bindjen se anëtarësimi i vendit në BE do të realizohet brenda vitit 2030. "Qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027" tha ai, ndonëse sot European Western Balkans shkroi se në zyrtrët e BE po  flasin për rezerva që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve dhe akuzat për ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, duke mos lejur mbylljen e kpitjve për Shqipërinë.

'Kur unë thoja që do integrohemi në BE brenda vitit 2030, të gjithë thoshin ‘është gënjeshtër’. Në fakt ishte një marrëveshje me Komisionin Europian për të ekzekutuar një kalendar pune dhe për të kryer detyrat e shtëpisë ne si Shqipëri me një ambicie të madhe dhe plan ambicioz që përfundon në vitin 2027. Pastaj pas përfundimit në 2027 të negociatave me Komisionin, mbetet koha rreth 2 vite për të marrë miratimet në Parlamentet e vendeve anëtare. Dhe kështu shkon me një llogari në 2030. Ne i kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave në kohë rekord. Kjo jo vetëm falë punës sonë, por edhe vullnetit të tyre. Në kat të dytë janë 27 vende anëtare, sepse aty duhet të thonë të gjithë po. Nëse vetëm një vend thotë ‘jo’, atëherë integrimi në BE është i pamundur".

Por kohët e fundit janë bërë plot 9 vende dhe jo një që kanë rrezerva, pasi kanë ngritur shqetësime në lidhje me disa çështje që kanë vënë në pikëpyetje avancimin e vendit tonë me negociatat. Në takimin e 1 prillit të grupit të COELA, përfaqësuesit e Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës, Suedisë, Austrisë, Finlandës, Polonisë, Greqisë dhe Bullgarisë ishin ata që shprehën rezerva për reformat në Shqipëri. Të njëjtat burime sqaruan se arsyet e dhëna prej këtyre vendeve ishin të ndryshme.

LEXO EDHE: E paralajmëruan për “Ballukun”/ 9 vende të BE ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Polonia ishte kritike për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj.

Por Rama në publik mbetet ende plot shpresë.

"Na është dhënë mundësia që me duart tona ta marrim Shqipërinë dhe ta çojmë te dhoma e pritjes së BE-së, për ta bërë anëtare të barabartë të asaj familje. Historia s’ka për ta harruar nëse ne e realizojmë dhe s’ka për të na e falur nëse ne nuk e realizojmë”, përfundoi Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI