Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Protestë/ Banorët e Baks-Rrjollit kërkojnë zbardhjen e dosjes së pronave

Lapsi.al 8 April 2026
Protestë/ Banorët e Baks-Rrjollit kërkojnë zbardhjen e

Banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar këtë të mërkurë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar dhënien fund të zvarritjes njëvjeçare të hetimeve për pronat e tyre. Ata denoncuan publikisht se dosja po mbahet peng në zyrat e akuzës dhe se drejtimi i hetimeve është devijuar qëllimisht përmes ndryshimit të pyetjeve drejtuar ekspertëve topografikë.

Banorët kërkojnë një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucionit, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në zbardhjen e plotë të çështjes. Situata është tensionuar edhe më shumë pas një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku Gëzim Pjeshka, një nga zërat aktivë të zonës, u shoqërua në polici gjatë një takimi të kryeministrit Rama.

Pjeshka ka rrëfyer për mediat se ndërhyrja e policisë ishte e pajustifikuar, duke e parë këtë si një formë presioni ndaj komunitetit që po kundërshton projektin e resortit turistik në zonën e tyre. Prej tre muajsh, qëndresa e banorëve të Baks-Rrjollit është përqendruar kundër ndërtimit të këtij resorti, të cilin e cilësojnë si një rrëmbim të pronave dhe shkatërrim të mjedisit.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, makina bie përmbys

Një aksident ka ndodhur pranë lagjes ‘Skënderbej’ në Elbasan ku një makinë ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Makina ka rënë përmbys. Fatmirësisht nuk ka ...

10:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI